-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-drejtorët e burgjeve dhe dy bashkëpunëtorë, dërgohen në gjyq për hakerimin e SPAK

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në gjyq ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.

Ata akuzohen për hakerimin e sistemit informatik të SPAK, ndërsa Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur dërgimin në gjyq të çështjes penale.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 277/1/1, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili”.
Në seancën e datës 06.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 328, 329, 331, 332, 332/a, 332/b, 332/dh, 332/e, 332/ë, 332/g dhe 332/gj të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 65,
datë 06.03.2026, vendosi:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
    të Organizuar.
  1. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 277/1/1, të
    vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve

Arnold Rrokaj, akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm
i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të
bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar
kriminal”, të parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4,
333/a dhe 334 të Kodit Penal;

Zambak Gjoni, akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në
formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4,
333/a dhe 334 të Kodit Penal, së bashku me kërkesën e tyre për të proceduar me
gjykim të shkurtuar;

Agim Ismaili, akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në
formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4,
333/a dhe 334 të Kodit Penal, për të proceduar me gjykim të zakonshëm.

  1. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
    Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për gjykimin e
    themelit, e cila do të përbëhet nga tre gjyqtar.
  2. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
    Tiranë, më datë 06.03.2026

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit