-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli i bie Bejrutit, vazhdon bombardimet ndaj Teheranit

Kryesoret

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e shtatë, me bombardime të reja nga Izraeli mbi Teheran dhe Bejrut.

Ushtria izraelite deklaroi se objektivat kryesore ishin “infrastruktura e regjimit” në Iran dhe bazat e Hezbollahut në Liban.

Shefi i shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, tha se faza e parë e sulmeve kishte si synim vendosjen e “superioritetit ajror” dhe shkatërrimin e bazave të raketave balistike, duke paralajmëruar “surpriza të tjera” në fazat e ardhshme.

Gjatë natës, avionët izraelitë kryen valën e katërmbëdhjetë të bombardimeve mbi Iran, me shpërthime të forta të raportuara në Teheran dhe qytete të tjera

BBC shkruan se në Izrael, sirenat paralajmëruese për raketa iraniane u dëgjuan disa herë, duke shkaktuar panik, por pa viktima. Në jug të Bejrutit, shpërthime të tjera tronditën lagjet pasi ushtria izraelite u kërkoi banorëve të largoheshin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit