-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi takon ambasadorin e Holandës: Fokusi, përpjekja e Ramës për të minuar luftën kundër korrupsionit

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në faqen e tij facebook ka shfaqur momentin e takimit me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos.

Postimi i Bardhit

Kënaqësi takimi me Ambasadorin e Hollandës në Tiranë, z. Reinout Vos, një zë i fuqishëm në mbështetje të integrimit europiantë Shqipërisë.
Rikonfirmova vendosmërinë e Grupit Parlamentar të PD që procesi i integrimit europian është një projekt kombëtar që duhet të mbështetet pa asnjë hezitim, me qëllimin e vetëm integrimin tek standardet europiane.
Në takim paraqita shqetësimet tona për cenimin nga maxhoranca qeverisëse e lirisë së zgjedhjes dhe përpjekjet e Edi Ramës për të minuar luftën kundër korrupsionit përmes ndërhyrjeve politike në drejtësi dhe mbrojtjes së zyrtarëve të lartë të korruptuar, si dhe degradimin e funksionimit demokratik të institucioneve përfshirë Kuvendin e Shqipërisë.
Për Partinë Demokratike dhe opozitën, Bashkimi Europianë shtë një rend demokratik i ndërtuar mbi zgjedhjet e lira dhe të ndershme, institucione të forta, luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, barazi para ligjit dhe kufizim të pushtetit. Këto standarde nuk funksionojnë të ndara, por duhet të sigurohen nga një qeverisje e përgjegjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit