-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ironizoi protestën e PD, Tabaku: Kjo gjuhë ka dëmtuar shpirtin e shoqërisë sonë!

Kryesoret

Deputetja e PD-së, për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj ironisë që Kryeministrit Edi Rama, bëri ditën e sotme gjatë takimit me banorët në Elbasan, lidhur me çështjen e aksit Librazhd-Prrenjas.

Gjatë takimit pas inspektimit të aksit Librazhd-Prrenjas, Rama ironizoi edhe protestën e PD-së, duke e etiketuar si jashtëderdhje njerëzore në bulevard, sa për imazh dhe fotografi.

Postimi i Tabakut

Shqipëria sot nuk vuan nga protestat. Vuan nga gjuha e urrejtjes.
Një gjuhë që bëhet gjithnjë e më e ashpër pikërisht në momentet kur korrupsioni zbulohet sheshit.
Kjo gjuhë, e shoqëruar me korrupsionin, nuk ka dëmtuar vetëm imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Ajo ka dëmtuar edhe shpirtin e shoqërisë sonë. Ka krijuar një klimë përçarjeje, mosbesimi dhe lodhjeje që po i shtyn njerëzit të largohen çdo ditë nga vendi i tyre.
Sepse kundërshtarët e Shqipërisë nuk janë ata që protestojnë për padrejtësitë.
Armiqtë e vendit janë ata që përpiqen të relativizojnë korrupsionin e madh dhe një sistem të padrejtë, duke e mbuluar atë me gjuhë agresive dhe sulme ndaj kundërshtarëve politikë.
Kjo gjuhë e rëndë, kjo retorikë e vjetër e “burrave të fortë”, që eksporton urrejtje në politikë dhe më pas e kthen atë në dhunë në shoqëri, është një problem kulturor dhe politik që duhet të marrë fund.
Shqipëria mund të jetë ndryshe. Shqipëria mund të jetë më mirë.
Politika mund të jetë më njerëzore. Mund të jetë më qytetare.
Llogaridhënia nuk shmanget duke sulmuar kundërshtarin.
Dhe e vërteta nuk mund të mbytet nën zhurmën e një politike të vjetër që kërkon kaos vetëm për t’i ikur përgjegjësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit