-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biletat për ndeshjen Kosovë-Sllovaki të shitura

Kryesoret

Kosova do të ndeshet me Sllovakinë më 26 mars në Bratislavë, në kuadër të play-off-it për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm, dhe interesimi për këtë ndeshje ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Tifo-grupi i njohur ‘Dardanët’ ka njoftuar se të gjitha biletat për këtë përballje historike janë shitur dhe nuk do të mund të shqyrtohen më kërkesa të reja.

“Një ndeshje historike për Kosovën do të zhvillohet më 26 mars, dhe të gjithë biletat që na janë garantuar janë tashmë të rezervuara. Kërkojmë mirëkuptim nga tifozët, pasi nga ky moment nuk mund të pranojmë kërkesa të tjera,” ka njoftuar ‘Dardanët’.

Ky interes i jashtëzakonshëm tregon edhe një herë entuziazmin dhe pasionin e tifozëve kosovarë për kombëtaren, ndërsa ndeshja e 26 marsit ofron mundësinë për një hap të madh drejt Botërorit, një objektiv që ka ngritur gjithnjë e më shumë pritshmëritë për suksesin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit