Ish-ambasadori Richard Grenell ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai shprehet se deklaratat e Osmanit për administratën Trump janë për mbijetesën e saj politike.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, shkruan ai.
She’s lying.
The Kurti/Osmani team has been a disaster and we all see it clearly.
She will say anything for her own political survival. https://t.co/Qwzq8NbNDT
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 10, 2026
Në artikullin për të cilin ka reaguar Grenell, Osmani tha se administrata Trump 2 është administrata amerikane më pro-Kosovës që nga Bush, kur Kosova shpalli pavarësinë.









