-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja/ U vetëhelmua pas dhunës së ish-bashkëshortit, ekspertiza konfirmon shenjat e dhunës

Kryesoret

Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen e Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares që ndërroi jetë pas një akti tragjik vetëvrasjeje në QSUT, ka zbuluar detaje të rënda që lidhen me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë.

E reja ishte helmuar me fostoksinë dhe kishte shenja të dukshme dhune në trup, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi.

Fizi është shpallur në kërkim nga Policia pas kallëzimit të familjarëve të Xhuanës, të cilët akuzojnë ish-bashkëshortin e saj për dhunë brutale, duke përfshirë hematoma dhe dëmtime të shumta në trup.

Sipas ekspertizës, Xhuana nuk ishte shtatzënë, siç ishte thënë fillimisht, por kishte lënë një letër ku shkruante se “nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin”.

Në fund të letrës, 25-vjeçarja kërkonte ndjesë nga prindërit e saj për aktin që kishte ndërmarrë.

Martesa e çiftit kishte përfunduar vitin e kaluar, por dhuna psikologjike dhe fizike nga Fizi kishte vazhduar, duke e çuar deri në këtë akt fatal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit