Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama sot është kërcënimi më i madh për drejtësinë dhe për integrimin. Duke iu referuar deklaratave të ambasadave në Tiranë, Bardhi thotë se vetëm Edi Rama e shpall luftën kundër korrupsionit më të rrezikshme se vetë korrupsioni.
PËRGJIGJE PËR BASHKËPUNËTORIN NË KRIM TË BELINDA BALLUKUT:
Në Gjermani, Hollandë e kudo në Europë, ka një rregull të padiskutueshëm si për qytetarin, ashtu edhe për kancelarin/kryeministrin: LIGJI ËSHTË I BARABARTË PËR TË GJITHË. Edhe në Britani funksionon e njëjta logjikë e sundimit të ligjit.
Vetëm për Edi Ramën është ndryshe. Ligji shpallet fajtor, korrupsioni mbrohet me votë dhe vendet anëtare të BE shpallen zëdhënëse të PD. Vetëm Edi Rama e shpall luftën kundër korrupsionit më të rrezikshme se vetë korrupsioni.
Edi Rama sot është kërcënimi më i madh për drejtësinë dhe për integrimin. Sepse problemi i Edi Ramës nuk është se ka plan A, B apo C. Problemi është se asnjëri nga këto plane nuk është për Shqipërinë dhe të mirën e shqiptarëve.









