Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një 34 dhe 38 vjeçar nga Prishtina. Ata janë identifikuar si Muhamet Pira dhe Halit Asllani.
Pira dhe Asllani me makinën e tyre tip “BMW”, e cila rezultonte e vjedhur në Gjermani tentuan të kalonin me armë zjarri në Shqipëri.
Arma e zjarrit u gjet e fshehur në kroskotin e makinës.
Pira dhe Asllani ishin të dy banues në prishtinë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.









