Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan një valë të re sulmesh raketash të lëshuara nga Irani drejt territorit izraelit.
Ushtria izraelite ka aktivizuar menjëherë sistemet e mbrojtjes ajrore për të kapur kërcënimet, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të hyjnë në strehimore.
Sulmet, që pasuan goditjet e njëpasnjëshme të lëshuara nga Irani gjatë ditës, shkaktuan alarm në Jerusalem dhe raportime për disa të lënduar në Eilat. Forcat e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për të kontrolluar zonat e prekura, megjithatë, nuk raportohet për viktima deri tani.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të reagojnë në kohë reale.









