-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova do të njohë dokumentet serbe, Rama: BE të mbështesë anëtarësimin

Kryesoret

Kosova ka vendosur të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e individëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare.

Ky vendim vjen pas një periudhe ku një pjesë e komunitetit serb nuk kanë qenë të pajisur me dokumente të Kosovës, sipas ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet, që do të hyjnë në fuqi më 15 mars.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi këtë vendim pas një takimi në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen.

Kryeministri Edi Rama e mirëpriti koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Ligjin për të Huajt, duke theksuar se shkatërrimi i strukturave paralele është një punë e vështirë.

“Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin guxim, të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e Evropës vetë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit