Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Sipas të dhënave zyrtare, 476 anëtarë të PD morën pjesë në këtë garë, ku dy kandidatë të njohur, Kasëm Galla dhe Oligert Muçllari, konkurruan për postin.
Pas numërimit të votave, Muçllari doli fitues me 247 vota, ndërsa Galla mori 224 vota.
Muçllari falënderoi anëtarët e PD-së për mbështetjen dhe theksoi përgjegjësinë e madhe që ka përpara, duke shpresuar se PD do të rikthejë bashkinë nën drejtimin e saj dhe do ta qeverisë me dinjitet.
/5pyetjet.al









