-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Gënjeshtrat e Ballës’, Bardhi: Seanca e thirrur është në kundërshtim me rregulloren!

Kryesoret

Pas reagimit të kreut të grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, lidhur me seancën plenare të së martës.

Reagimi i Bardhit:

Është humbje kohe të sqarosh gënjeshtrat e Taulant Ballës, sepse aq shumë sa gënjen të duhen 24 orë në ditë vetëm për genjeshtrat e tij.

Së pari, në Rendin pa rend dite që ka njoftuar Kryetari i Kuvendit, nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute. (Foto 1) Në rendin pa rend dite është përfshirë vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet. Rendi i Ditës miratohet me urdhër të Kryetarit të Kuvendit dhe njoftohet jo më vonë se 2 ditë para senacës.

Së dyti, në kalendarin e punimeve të Kuvendit, të miratuar nga seanca plenare e datës 19 Shkurt 2026, seanca është planifikuar të zhvillohet të enjten, datë 19 Mars 2026, (Foto 2) në përputhje me nenin 40/1 të Rregullores së Kuvendit. Ndryshimi i ditës së mbledhjes së seancës plenare është bërë në mënyrë të njëanshme nga Kryetari i Kuvendit, sipas axhendës së tij personale dhe kundërshtim me Kalendarin e miratuar me vendim të Kuvendit. Për pasojë, mbledhja e seancës plenare është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Ne ndjejmë shumë keqardhje, që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është bërë streh e të korruptuarve dhe personave të lidhur me krimin e organizuar. Ndjejmë shumë keqardhje që deputetët karton të këtij grupi parlamentar, e përdorin Kuvendin si bunker të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit