-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD mbledh Kryesinë, diskutohen protesta dhe ndryshime statutore

Kryesoret

Partia Demokratike do të zhvillojë sot një mbledhje të Kryesisë, ku do të diskutohet dhe merren vendime të rëndësishme për zhvillimet e brendshme të partisë.

Mbledhja pritet të nisë në orën 12:00 dhe një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë protestës e datës 22 mars, pas aktit të socialisteve që penguan SPAK-un për të arrestuar deputeten Belinda Balluku.

Në rendin e ditës është gjithashtu miratimi i datës për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do të zhvillohen zgjedhje për kryetar dhe pozita të tjera të rëndësishme të partisë.

Pika e fundit e mbledhjes do të jetë ngritja e një grupi pune për miratimin e ndryshimeve statutore të PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit