Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës, duke e quajtur atë një arritje të rëndësishme për vendin.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha theksoi se ky vendim është një goditje e merituar për “dyshen famëzezë të Ballkanit”, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës.
Reagimi i plotë:
Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.
Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksionet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.
PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës!









