Deputetja e PD, Ina Zhupa, përmes një postimi në facebook, nga takimi që ka zhvilluar sot me banorët e Tiranës në zonën e Vasil Shantos, ka bërë dhe një thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e datës 22 mars e oganizuar nga opozita përpara Kryeministrisë, kundër Ramës dhe klikës hajdude të socialistëve.
Postimi i Zhupës
Jemi në tregun e Vasil Shantos, ku po vazhdojmë takimet me qytetarët për protestën e datës 22 mars, ora 18:00.
Të gjithë mendojnë njësoj: Edi Rama po punon vetëm për pushtetin e tij, për t’u pasuruar vetë dhe për të mbrojtur bashkëpunëtorët nga drejtësia, që të mos i vijë radha vetë për t’u arrestuar. Ai po e largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga integrimi europian.
Ndaj, do të protestojmë të shumtë ditën e diel para Kryeministrisë, sepse të gjithë e dimë dhe historia e tregon që një popull që fle, vdes.