Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Brenshme ka caktuar datën e intevistës për 14 kandidatë të cilët do të garojnë për Kreu e Policisë së Shtetit.
Intervista do të zhvilohet me datën 24 mars.
Komisioni përbëhet nga tre anëtarë: një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Kanditën në garë janë: Saimir Boshnjaku, Tonin Vocaj, Skënder Hita, Elidon Çela, Afrim Tafa, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Gentian Berberi, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Neritan Nallbati dhe Pëllumb Seferi.
Pas përfundimit të intervistave, komisioni do të ketë në dispozicion 48 orë për të shpallur rezultatet dhe pikëzimin për secilin kandidat. Më pas, emrat më të vlerësuar do t’i propozohen nga ministri i Brendshëm Këshilli i Ministrave për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.









