Pas aksidentit tragjik me dy të mitur në Durrës, një tjetër shqetësim madhor është ngritur nga banorët e zonës së Arapajt, të cilët shprehen se do të protestojnë në orën 10:00 në lagjen e tyre, pasi disa ditë më parë një 22 vjeçar dhe motra e tij studente për efektive policie kanë rrrahur dhe plagosur me thikë fqinjin e tyre për një vend parkimi.
Lidhur me këtë arsye ata kanë vendosur të dalin në protestë dhe u bëjnë thirrje mediave të jenë të pranishme për të pasqyruar situatën.
Njoftimi i banorëve
Në orën 10:00 banorët e Arapajt do të protestojnë në lagjen e tyre për një situatë të ngjashme me “Bishën”!
Një 22 vjeçar dhe motra e tij 20 vjeçe (kjo e fundit vazhdon studimet për efektive policie, por dy javë më parë ka plagosur me thikë komshien dhe e ka rrahur brutalisht për parkim- keni njoftim policie me datë 26 prill), janë persona problematik në zonë, duke ecur me shpejtësi në rrugica të banueshme dhe duke përplasur makinat e fqinjëve qëllimisht.
Pasi 20 familje i kanë denoncuar me dhjetëra herë në polici, por të rinjtë vazhdojnë dhe agravojnë sjelljen. Të ndjerë nën rrezik, banorët kanë qëndruar në rajon për mbi 6 orë gjatë ditës së sotme për këtë çështje dhe janë larguar pa asnjë përgjigje. Për këtë arsye do të protestojnë në lagjen e tyre në Arapaj dhe kërkojnë praninë e të gjithë mediave.









