Në një moment delikat për sigurinë globale, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka apeluar për një de-përshkallëzim të menjëhershëm të dhunës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se përshkallëzimi i konfliktit, përfshirë goditjet ndaj infrastrukturës civile dhe prodhimit të gazit, është i pamatur dhe i dëmshëm.
Në prag të samitit të Bashkimit Evropian, Macron bëri thirrje për të qetësuar situatën dhe për t’i dhënë mundësi negociatave të rinovuara për një zgjidhje paqësore.
“Ne mbështesim një moratorium mbi infrastrukturën civile dhe civilët në këtë konflikt, si dhe një de-përshkallëzim të shpejtë. Rajoni po hyn në një periudhë festash fetare; mendoj se të gjithë duhet të qetësohen dhe luftimet duhet të pushojnë të paktën për disa ditë në përpjekje për t’u dhënë negociatave një shans të ri.”
/5pyetjet.al









