Mirlind Daku nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë në Poloni. 28-vjeçari po vuan dëmtimin te Rubin Kazan, për këtë i duhet të qëndrojë edhe rreth një muaj jashtë fushës së blertë.
Ky lajm është më i keqi i mundshëm, duke pasur parasysh që edhe Rei Manaj mungon. Dëmtimet janë serioze, për këtë nuk mund të japin kontributin e tyre.
Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me një situatë të vështirë sa i përket dëmtimeve, ndërsa në prag është ndeshja me Poloninë. Qendra e sulmit po tradhton kuqezinjtë, ndërsa trajneri Silvinjo duhet të mendojë për zgjedhjet e duhura.
Armando Broja, Myrto Uzuni, Indrit Tuci dhe Taulant Seferi për momentin shfaqen si alternativa, që të kontribuojnë në qendër të sulmit. Seferi do e kishte një rikthim te Kombëtarja sepse ftesa për të mungoi në vitin 2025.









