Ka dështuar për të disatën herë seanca e parë në themel për një nga fraksionet e dosjes së ARRSH-së, ku të pandehur janë Evis Berberi dhe mbi 20 persona të tjerë.
Shkaku i dështimit të seancës ishte mungesa e avokatëve të Berberit, pasi njëri prej tyre paraqiti një raport mjekësor, ndërsa avokati tjetër, Gentian Rumano, u gjobit nga gjykata me 500 mijë lekë për mungesë motivimi.
Seanca e radhës është caktuar për më 1 prill.
Të gjithë të pandehurit përballen me akuzat për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsion pasiv”, “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim dokumentesh”.









