Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalanë e Beratit, ku një grua 69-vjeçare me kombësi holandeze ka pësuar një aksident të rëndë pas rënies nga muri rreth orës 12:30.
Gruaja, e identifikuar si L.T., po vizitonte kalanë dhe, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur ekuilibrin duke rënë nga një lartësi.
Menjëherë pas ngjarjes, gruaja është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e rënies dhe për të siguruar informacionet që mund të ndihmojnë në sqarimin e plotë të aksidentit.
/5pyetjet.al









