-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër protestë kombëtare në Tiranë, opozita kërkon largimin e Ramës

Kryesoret

Partia Demokratike ka njoftuar përmes një mesazhi drejtuar strukturave të saj se nesër, në orën 18:00, do të mbahet protesta e radhës kombëtare në Tiranë.

Ky tubim shënon një tjetër hap në përpjekjen e opozitës për të ushtruar presion ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Mesazhi i PD-së përmban akuza të forta ndaj qeverisë dhe thirrje për mobilizimin e mëtejshëm të demokratëve.

“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. E diel, ora 18.00, në Bulevard”, thuhet në mesazhin e PD drejtuar strukturave të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit