Mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 18:00 opozita proteston kundër qeverisë Rama. Tubimi i disatë, por strategjia e njëjtë. Mbi 1000 forca policore janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.
Policia ka hartuar një plan masash me mburojë jo vetëm tek Kryeministria, por edhe Parlamenti dhe institucione të tjera që mund të jenë shënjestër e opozitës.
Drejtori i komanduar i Policisë Sokol Bizhga ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij ku i ka dhënë porositë lidhur me protestën ku detyra kryesore është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe ruajtja e qetësisë duke iu shmangur provokimeve nëse do të ketë nga protestuesit









