-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës dhe korrupsionit, ftesë për qytetarët të ngrihen

Kryesoret

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita, që do të zhvillohet sot para Kryeministrisë.

Ai ka theksuar se protestat janë një mundësi për të shprehur revoltën ndaj koston së jetesës, varfërisë dhe korrupsionit qeveritar, si dhe rritjes së çmimit të naftës.

Postimi i plotë

Secili ka arsyet e motivet e përditshme për të protestuar, për koston e jetës, për varfërinë, për padrejtësitë, për korrupsionin qeveritar që tanimë mbrohet me votë në Kuvend.

Edhe sot disa orë para bashkimit tonë në shesh, Edi Rama u dha qytetarëve një tjetër nxitje për revoltë.

Çmimi i naftës ka kaluar 2 mijë lekë, madje është 2 mijë e 140 lekë dhe ai e quajti këtë një kërcim të vogël.

Edi Rama nuk e ka problem se preket ekonomia e xhepi i njerëzve.

Nga këto kërcime, ai pasurohet sepse më shumë para shkojnë në arkën e qeverisë të cilën e përdor si qesen personale.

Qeverisja e tij, çdo ditë e tij në karrige, janë një ftesë për t’u ngritur, për rezistencë.

Takohemi sot në orën 18:00, para Kryeministrisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit