-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Protestë në të gjithë Shqipërinë! Nuk ka më paqe

Kryesoret

Një ditë pas protestës së gjashtë, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se rezistenca do të shtrihet në të gjithë vendin deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në Shqipëri në kushtet e autokracisë nën sundimin e Ramës nuk mund të ketë më paqe. Beteja jonë do të njohë rritje dhe do të përfshijë të gjithë Shqipërinë.

Pas luftës në Lindjen e Mesme lajme kryesore në mediat ndërkombëtare është protesta ndaj regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Këto lajme nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare janë mbrojtja e dinjitetit të shqiptarëve, të Shqipërisë.

Ne vazhdojmë rrugën tonë deri në largimin e kësaj organizate nga pushteti. Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët deri në rikthimin e votës së lirë. Do të ketë kudo protesta. Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta.

Dje kishin çuar pesë policë i kishin shtrirë, i zhveshën mjekët, por nuk kishin asnjë gjë. Rama u bë gati të niset, u bëra gati unë të them se policët po mashtronin dhe ata ikën. Takova mjekët dhe nuk kishte asnjë gjë të regjistruar. Nuk ka dhunë sepse protesta është paqësore” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit