-sidi education-spot_img
24.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Pse komapania e prodhimit të armëve lidhet me rrethin e Ramës?

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar lidhur me deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, të bërë në interpelancën parlamentare të 23 prillit, ku ministri pohoi se kompania “Advanced Arms Technology” (AAT) prodhon armë që aktualisht përdoren në zona konflikti.

Sipas deputetit demokrat AAT ka lidhje me rrethin e Kryeministrit Edi Rama, përmes një personi të quajtur Ron Yeffet, dhe se një kompani tjetër (KAYO) ka 20% pjesëmarrje në të.

Ndërkohë pas deklaratës së ministrit, Këlliçi i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë zyrtare për informacion më 28 prill 2026, bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, i cili parashikon afat përgjigjeje 15-ditor, ndërsa sipas Këlliçit kanë kaluar mbi 60 ditë pa asnjë përgjigje.

Postimi i Këlliçit

Në interpelancën parlamentare të datës 23 prill, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi:
“Së fundmi kemi dhe shoqërinë AAT, Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe njëherë, janë sot në përdorim në konflikte diku, jo patenta fiktive.”

Pra ministri Nufi informoi Kuvendin se kompania e mikut të Edi Ramës, Ron Yeffet, “Advanced Arms Technology”, ku ortak me 20% është dhe KAYO, jo vetëm që ka prodhuar armatim, por se ky armatim është eksportuar dhe përdoret aktualisht në zona konflikti!
Për këtë arsye, menjëherë pas deklaratës, më 28 prill 2026 i drejtova Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë për informacion.

Ligji për të drejtën e informimit është i qartë: institucioni publik ka detyrimin të përgjigjet brenda afatit ligjor prej 15 ditësh. Kanë kaluar më shumë se 60 ditë dhe deri më sot, nuk kam marrë ende asnjë përgjigje.

Prandaj sot po bëj publike disa nga pyetjet që pres ende të marrin përgjigje nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi:

  1. Në interpelancën parlamentare deklaruat se: “Advanced Arms Technology e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe njëherë janë në përdorim sot në konflikte diku, jo patenta fiktive”. Pra ju keni informuar Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se shoqëria AAT ka prodhuar armatim dhe municione dhe madje ka lidhur edhe kontrata me vënde të tjera, duke i eksportuar aty ku ka konflikte SOT? A e konfirmoni edhe sot këtë deklaratë dhënë në seancë parlamentare?
  2. Çfarë sasie armatimi dhe municionesh është prodhuar nga kjo shoqëri?
  3. Në cilën fabrikë janë prodhuar këto armë dhe ku gjendet?
  4. Kur është realizuar eksporti i parë dhe cili ka qenë destinacioni i tij?
    Ermal, heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore!
    Kur zgjedh t’i shërbesh pushtetit të Edi Ramës në dëm të interesit publik, kujtoje rregullin e vjetër të politikës se ai që pranon të bëhet ushtari i mbretit për të mbuluar zullumet e tij, nuk arrin dot deri në fund të lojës.
    Në shah, mbreti mbrohet gjer në fund, ushtarët sakrifikohen pa mëshirë. Për më shumë, pyet shefe Belën!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit