-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dhe Izraeli synojnë përfundimin e luftës me Iranin deri më 9 prill

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli synojnë që lufta me Iranin të përfundojë deri më 9 prill, duke lënë rreth tre javë për të përfunduar luftimeve dhe negociatat.

Mediat izraelite raportojnë se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë të planifikuara të zhvillohen brenda kësaj jave në Pakistan, për të arritur një zgjidhje për situatën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi përmes një video-mesazhi se ai pati një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku diskutuan për objektivat e luftës. Netanyahu shprehu besimin se mund të shfrytëzohet avancimi i IDF-së (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit) dhe ushtrisë amerikane për të arritur qëllimet e luftës të parashikuara në marrëveshje.

Në mesazhin e tij, Netanyahu theksoi se Izraeli vazhdon të sulmojë objektet strategjike në Iran dhe Liban, përfshirë programet bërthamore dhe raketore, ndërkohë që bëri të ditur se shumë shkencëtarë të lidhur me programet bërthamore janë eliminuar.

Ai theksoi se Izraeli do të vazhdojë të mbrojë interesat e tij jetësore dhe se operacionet do të vazhdojnë, në përputhje me objektivat e luftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit