Abissnet Superiore do të rinisë më 3 prill me sfidën Flamurtari-Tirana, e cila është pjesë e javës 30.
Kampionati do të zhvillohet deri në javën 36, ndërsa ndeshja më e pritur, derbi Tirana-Partizani, do të luhet më 25 prill në stadiumin “Air Albania”.
Të tjera ndeshje interesante përfshijnë Flamurtari-Vllaznia, Dinamo-Tirana dhe Egnatia-Partizani.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni të kampionatit, ndërsa sfidat do të përfundojnë më 10 maj me ndeshjen Partizani-Dinamo.
/5pyetjet.al









