-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- ‘Adriana Kalaja u kërcënua me jetë’- Berisha: Rama pagoi vrasësin digjital!

Kryesoret

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nxitur persona për të kërcënuar me jetë, avokaten Adriana Kalaja.

“Çështje tjetër që dua të denoncoj Edi Ramën. Prej mbi një muaj, më shumë Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me vdekje për paditë që ajo i ka bërë Edi Ramës dhe Linda Ramës në SKAP për sarajet e Surrelit dhe aferat korruptive. Dua të them se policia e bëri detyrën e vet, policia pas njoftimit zonjës Kalaja, përcolli cështjen në prokurori, por është bërë një muaj dhe çështja “fle” në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk është hapur asnjë çështje penale. Faqja në Ëeb e vrasësit dixhital me pagesë të Edi Ramës është e hapur, por vrasësi dixhital me pagesë i Edi Ramës është i mbrojtur ngfa Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet. Imagjinoni si përdoren të gjitha mjetet për të terrorizuar kundërshtarët. Adriana Kalaja nuk mposhtet nga kërcënimet e Ramës dhe banditëve të tij, por jam këtu për ta paralajmëruar se cdo incident me zonjën do ta paguaj ai vetë. Nuk ka diskutim, ai nxit vrasëse dixhital me pagesë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit