-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reformat dhe ambicia për BE/ KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Kryesoret

Qeveria e BE-së ka hedhur në tryezë 3 opsione për të reformuar procesin e zgjerimit, për t’u dhënë mundësi vendeve kandidate që të mos rrinë vite në pritje. Këtë e pranoi edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për “Politico”, por sipas saj vendimin duhet ta marrin shtetet anëtare të BE-së.

Sipas mediave në Bruksel, opsioni i parë është vazhdimi i metodologjisë aktuale të zgjerimit. Opsioni i dytë është integrimi gradual para anëtarësimit të plotë, bazuar në reforma. Ndërsa skenari i fundit për zgjerimin është pranimi i anëtarësimit dhe përfundimi i reformave pas bashkimit me familjen europiane, por kjo do të kishte gjithashtu disa mekanizma sigurie për Unionin.

“Politika e zgjerimit e BE-së është më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të kontinentit tonë. Që nga fillimi i këtij mandati, ne i kemi bërë thirrje të gjithëve, si Unionit ashtu edhe vendeve kandidate, që të shfrytëzojnë këtë moment. Zgjerimi sjell përfitime të qarta si për shtetet anëtare, ashtu edhe për vendet aspirante. Dhe një gjë është e qartë: zgjerimi ka të bëjë edhe me sigurinë. Në kontekstin aktual gjeopolitik, duhet të sigurojmë që qasja jonë të jetë e përshtatshme për qëllimin. Siç e kanë bërë të qartë vazhdimisht Presidentja Von der Leyen dhe Komisionerja Kos, ne kemi një parim bazë: zgjerimi është një proces i bazuar në merita. Komisioni është i gatshëm të vazhdojë këtë diskutim me shtetet anëtare”, bën me dije Komisioni Europian.

Për të qartësuar këtë moment, reformimi nga i cili mund të prekej edhe Shqipëria, iu drejtua edhe Këshillit të BE-së për të pyetur nëse këto propozime të Komisionit po diskutohen zyrtarisht me përfaqësuesit e vendeve anëtare.

“Konfirmoj se propozime të tilla nuk janë paraqitur dhe as diskutuar në Këshill ose në organet e tij përgatitore (përfshirë COELA), të paktën për momentin”.

Pak ditë para se të propozohej nga vetë KE, Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë u vetofruan, përmes një editoriali, të pranojnë variantin e integrimit gradual, pa të drejtë vetoje, pa komisionerë dhe pa deputetë në Parlamentin Europian. “Nuk jemi naivë”, thanë ata përballë skepticizmit europian për zgjerimin, ndaj pranojnë afrimin me Europën përmes anëtarësimit në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe në Zonën Shengen./ A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit