-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Do të ushtrohet kontroll i thellë në tregun e naftës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asamblenë socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, nga ku ka folur sërish për çështjen e naftës.

Ai është shprehur se qeveria do të ushtrojë kontroll të thellë mbi tregun e naftës, si dhe do të bëhet një transformim i thellë lidhur me këtë çështje.

Kryeministri Rama nga takimi tha se markimi i naftës është shumë i rëndësishëm.

Ndër të tjera ai theksoi se edhe nëse qeveria dëshiron të ulë naftën, kjo nuk është në dorën e saj.

Fjala e Ramës

Njerëzit e kanë kuptuar si impaktoheni nga një krizë që ndodh gjetkë që nuk është më gjetkë por është në gjithë dynjanë. Çmimi i naftës ka shkuar edhe më shumë lart në disa vende në mes të Europës. Ajo që ka interes është ne ça po bëjmë. Çfarë po bëjmë? Faktikisht po bëjmë diçka shumë të rëndësishme, ne nuk kemi në dorë që ta ulim çmimin e naftës aty ku do dëshironin të gjithë. Apo që të bënim të padukshme rritjen kur nafta kërcen më shumë se zakonisht. Sepse aty ne kemi dhe taksën e qarkullimit. Kemi bërë llogarinë nëse heqim taksën e qarkulllimit, çmimi do bjeri por ama të gjithë ata që kanë një automjet do paguajnë 4 fishin e asaj që i bie sot. Në vend se t’ju ngarkojmë me 4 fishin të gjithë ne kemi menduar më mirë kush shpenzon me shumë naftë paguan më shumë. Kush shpenzon më pak për naftën paguan më pak.

Ndotësit paguajnë më shumë. Përtej kësaj, ne kemi përsipër të bëjmë një transformim të thellë si zhvillohet aktiviteti në tregun e naftës me një kompani publike që garantojë rezervën strategjike të naftës se gjërat nuk e dijmë si do shkojnë në botë. Dhe rezervat strategjike janë shumë të rëndësishme, se nuk do mbetemi pa naftë në një kohë të caktuar. Duam që kjo kompani publike të jetë dhe furnizuese e naftës, të ndikojë në çmimin e naftës duke mbajtur anën e konsumatorëve, jo distributorëve. Kemi krijuar një kompani publike me UAE, e cila ka zëvendësuar disa nga praktikat jo të suksesshme koncesionare që trashëguam. Si ajo për pullat fiskale, për markimin e naftës që ishin dështime. Markimi i naftës ka rëndësi që të mos futet naftë kontrabandë dhe e cilësisë së keqe.

Një produkt është produkti i ndjekjes së naftës tranzit, që është një shenjë e pakuptueshme për atë që bën transportin dhe që ndiqet nga qendra. Do kemi më shumë kontroll në tregun e naftës. Këto janë shumë më të rëndësishme se ato që thashë unë dikujt në një mbledhje. Po të dëgjosh jetën politike ekonomike nga tenxheret mediatike mund të besosh që këtu është bllokuar procesi i negociatave. Kjo është 100% e pavërtetë. Ecën sipas planit. Kemi një kalendar të dakordësuar me KE. Ndërkohë të gjithë ekipet tona vazhdojnë punën për negociatat.

Ekonomia vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Mjaftojnë të dhënat që konkretisiht njerëzit i njohin kur marrin pagën. Po njohim dhe vjetërsinë në punë, nuk e bënim dot më parë se nuk kishim mundësi. Sot kemi mundësi se është rritur ekonomia dhe të ardhurat. Ndërkohë që rritet korrupsioni sipas tenxhereve rriten dhe të ardhurat. Si shpjegohet që rritet korrupsioni në prokurimet rriten kursimet në prokurimet. Këto nuk shkojnë bashkë. Rriten pensionet, që janë në vitin e parë të rritjes sepse ai bonusi i përmuajshmë do dyfishohet në janarin e ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit