Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon rikthimin në burg të ish-kreut të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Ish-kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është dënuar nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg, për tjetësimin e një prone në Livadh.
Sipas SPAK Goros i kanë mbetur edhe 6 muaj dhe 10 ditë burg për të kryer.
Ndërkohë avokati i tij thotë se Goro e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.









