-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të enjten mbahet seanca plenare/ Zbardhet rendi i ditës

Kryesoret

Të enjten, në orën 10:00, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, do të mbajë seancën plenare të javës.

Ndërkohë një grup deputetësh të PD, kanë kërkuar interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

RENDI I DITËS I PLOTË

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE NË DATËN 2.4.2026, ORA 10:00 Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 23 mars – 10 prill 2026,

URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.4.2026, ora 10:00. 1. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.3.2026. 2.

Njoftime. 3. 4. 5. 6. 7. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Arian Ndoja. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erald Kapri. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006″.

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”. 10. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019,“Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. 15. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. 16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit