-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Irani kërkoi armëpushim, hapni Hormuzin ose ju kthejmë në Epokën e Gurit

Kryesoret

Në një postim të ri në Truth Social, Donald Trump theksoi se presidenti i regjimit të ri në Iran (ai nuk e përmend emrin e tij dhe nuk specifikon nëse po i referohet Pesekian apo Mojtaba Khamenei) sot u kërkoi Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë me një armëpushim.

Siç theksoi presidenti amerikan, Uashingtoni do ta shqyrtojë këtë kërkesë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur. Në fakt, ai tha se derisa kjo të ndodhë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta godasin Iranin për ta “kthyer atë në Epokën e Gurit”.

“Presidenti i regjimit të ri në Iran, shumë më pak radikal dhe shumë më i zgjuar se paraardhësit e tij, sapo u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës një Armëpushim!

Ne do ta shqyrtojmë atë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e sigurt. Deri atëherë, ne do ta shkatërrojmë Iranin ose, siç thonë ata, do ta kthejmë atë në Epokën e Gurit!!!” tha ai.

Bomba e Trump: Po shqyrtoj tërheqjen nga NATO

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit