-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova miraton çmimet tavan

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për masat e përkohshme për produktet themelore, i njohur si Projektligji për çmimet tavan. Kryeministri Albin Kurti tha se me miratimin e Projektligjit për çmimet tavan nuk po pengojnë rritjen e askujt, por po evitojnë keqpërdorimin në emër të krizave, fryrjen artificiale të çmimeve.

Ligji garanton furnizim dhe çmime të përballueshme për produkte bazë në kohë krize, parandalon spekulimet dhe fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve dhe më tej siguron reagim të shpejtë institucional kur tregu destabilizohet.

“Po e ri-sjellim për miratim këtë projektligji që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti që qytetarët tanë e kanë përjetuar, rritjen e papritur të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave efektiv për mbrojtje… Me këtë projektligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi”, tha Kurti.

Projektligji ishte miratuar më parë edhe në Kuvendin e Kosovës, por ishte dërguar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e kishte shpall antikushtetues Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit