-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Giorgia Meloni: Europa s’fiton nga ndarja me SHBA, por duhet të mbrojë interesat e saj

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për të ardhmen e NATO-s dhe raportet me aleatët europianë, duke theksuar se Europa nuk ka përfitim nga një kurs i ndryshëm nga Shtetet e Bashkuara.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të televizionit Rai Giorgia Meloni theksoi: “Vazhdoj të mendoj se në planin gjeopolitik, Europa nuk ka shumë për të fituar nga një rrugë e divergjente me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, detyra jonë është mbi të gjitha të mbrojmë interesat tona kombëtare. Kur nuk jemi dakord, duhet ta themi. Dhe këtë herë, nuk jemi dakord.”

Njëkohësisht, kryeministrja italiane nënvizoi se po zhvillon një sërë vizitash në rajonin e Gjirit Persik, “si një akt solidariteti ndaj vendeve mike, por edhe me synimin për të garantuar furnizimet e nevojshme energjetike për Italinë”.

“Kisha shkuar tashmë në Algjeri për të diskutuar për gazin natyror dhe tani ndodhem në Gjirin Persik, ku tema kryesore e bisedimeve të mia është nafta, duke qenë se 15% e naftës që i nevojitet Italisë vjen pikërisht nga kjo zonë”, shtoi ajo.

Në fund, Giorgia Meloni bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndërmarrë një riformatim të qeverisë, pavarësisht se shumica qeverisëse humbi referendumin e fundit për reformën në drejtësi.

“Buzëqesh kur dëgjoj për dorëheqje dhe riformatime të supozuara. Janë alkimira të qarqeve të pushtetit që nuk interesojnë askënd”, deklaroi kryeministrja italiane për Rai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit