Një emigrant 19-vjeçar nga Egjipt u gjet pa jetë në Nivicë, sipas policisë. Dje u gjetën dy sirianë pa jetë mbi fshatin Kamenicë në Korçë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt” njofton policia.









