Në një konferencë të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për zgjidhje të sigurisë kibernetike, Shqipëria mori vlerësime për përparimet e saj në transformimin digjital dhe modernizimin e infrastrukturës.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
“Siguria kibernetike tashmë është e pandashme nga rritja ekonomike dhe siguria kombëtare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, mbrojtja e infrastrukturës sonë digjitale nga kërcënimet e huaja nuk është vetëm politikë e mirë – është thelbësore për sovranitetin dhe sigurinë. Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike. Por progresi kërkon përgjegjësi. Këto sisteme duhet të mbrohen me teknologjinë më të besueshme dhe më të zhvilluar në dispozicion.” — Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, në një aktivitet që prezantonte zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike.









