Mircea Luçesku, një nga trajnerët më të suksesshëm dhe të njohur në futbollin rumun, ka ndërruar jetë sot në moshën 80-vjeçare.
Ai ka ndërruar jetë pas një infarkti akut të miokardit, duke lënë një boshllëk të madh në futbollin ndërkombëtar. Luçesku kishte qenë shtruar në spital që nga 29 marsi, kur ishte sëmurë gjatë një grumbullimi me ekipin kombëtar rumun, dhe pas një periudhe të vështirë shëndetësore, ai u shpall i vdekur më 7 prill 2026.
Mircea Luçesku është i njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme si trajner dhe lojtar. Ai është trajneri që udhëhoqi për herë të parë kombëtaren rumune në një Kampionat Europian në vitin 1984.
/5pyetjet.al









