Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem, duke i thënë se “rada e tij do të vijë”.
Kjo deklaratë pasoi sulmet e ushtrisë izraelite, e cila goditi qindra militantë dhe seli të Hezbollahut në Liban.
Katz theksoi se Hezbollahu do të përballohej me pasoja të rënda për përfshirjen në sulmet ndaj Izraelit, duke përmendur se ky veprim ishte pjesë e një premtimi të bërë më parë.
Ai shtoi se Qassem dhe grupi i tij nuk do të shpëtonin pa ndëshkim dhe paralajmëroi se do të vazhdojnë veprimet për të mbrojtur sigurinë e Izraelit.
/5pyetjet.al









