-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

’23 ligjet, gënjeshtër’- Tabaku-Ballës: Shqipërinë e mban peng vota për imunitetin e Ballukut!

Kryesoret

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një replikë nga vendi në seancën plenare, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Ballës.

Ky i fundit u shpreh se PD nuk ka votuar asnjë ligj të legjislacionit përafrues me BE-në, në parlament.

Tabaku e cilësoi si një gënjeshtër boshe, pasi ajo që mban peng integrimin e Shqipërisë në BE sipas saj, është vota e socialistëve për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës për arrest nga SPAK.

Tabaku: Në Konferencën e Kryetarëve kam qëndruar gjithë kohën, kam folur për komisione hetimore, pastaj jam larguar për të drejtuar një tjetër Komision. Çfarë nuk po thuhet dhe nuk mbahet përgjegjësi këtu. Kemi kërkuar listën e ligjeve nuk është publikuar. Ajo listë me 23 ligje, nuk është asgjë krahasuar me votën për imunitetin e zv.kryeministres. Lista me 23 ligje nëse do ishte konsultuar me opozitën do kishte patur debat. Sot Shqipërinë po e mban peng vota për imunitetin e Belinda Ballukut. Këto lista që tundet në parlament janë gënjeshtra boshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit