-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Ligji për Investimet Strategjike pasuron një grup të ngushtë

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e ka quajtur dështim Ligjin për Investimet Strategjike, duke theksuar se ky ligj ka shërbyer për pasurimin e një grupi të ngushtë individësh, të lidhur me kryeministrin Edi Rama, dhe jo për tërheqjen e investimeve të huaja.

Sipas Bardhit, prej miratimit të ligjit në 2015, vetëm nëntë individë kanë përfituar, duke krijuar një sistem klientelist që ka dëmtuar interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Kur u miratua ky ligj, u premtoi shqiptarëve se do të lehtësonte procedurat për të tërhequr investime të huaja. Por, kur shikojmë rezultatet, përfitues të këtij ligji janë vetëm një grup i mbyllur njerëzish, të cilët përfitojnë çdo koncesion dhe çdo PPP pa garë. Nga 40 projekte të miratuara deri në vitin 2023, vetëm nëntë individë kanë marrë përfitime, të gjithë të lidhur me kryeministrin. Ky është një ligj që ka shërbyer për pasurimin e disa individëve dhe jo për zhvillimin e vërtetë të Shqipërisë,” deklaroi Bardhi, duke shtuar se ndër to kishte raste flagrante si ai i ish-ministrës Olta Xhaçka dhe Pllumb Gjokës, që përfituan nga ky ligj dhe më pas u përfshinë në skandale të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit