-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konjufca: Serbia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një fjalim të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku diskutoheshin aktivitetet e UNMIK-ut në Kosovë për gjashtëmujorin e fundit.

Ai ka shprehur shqetësimin për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, duke theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sovran, duke mos e mbajtur më gjithë shoqërinë, gjitha rajonin peng të një hegjemonie të tillë. Derisa raporti i UNMIK-ut e thekson përpjekjen e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, nuk shikon efektin stabilizues të përpjekjeve tona konstruktive për integrimin e pakicave në pjesën veriore të Kosovës,” shprehet Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit