Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit janë një “shkelje flagrante” e marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Iran dhe vazhdimi i tyre do t’i “bënte negociatat të pakuptimta”.
“”Inkursioni i ri i Izraelit në Liban është një shkelje flagrante e marrëveshjes fillestare të armëpushimit. Kjo është një shenjë e rrezikshme mashtrimi dhe mungese angazhimi ndaj marrëveshjeve të mundshme. Vazhdimi i këtyre veprimeve do t’i bëjë negociatat të pakuptimta. Gishtat tanë mbeten në këmbëz. Irani nuk do t’i braktisë kurrë motrat dhe vëllezërit e tij libanezë”, tha Presidenti iranian.
Ndërkohë SHBA dhe Izraeli thonë se armëpushimi dyjavor nuk e përfshin Libanin.









