-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dënuar për vrasjen në Lushnjë, arrestohen dy vëllezërit në Itali

Kryesoret

Artur dhe Arben Mehilli, dy vëllezër të dënuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje armësh, janë arrestuar në Itali pas 24 vitesh arratisjeje.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e personit me iniciale R. M. në vitin 1999, për motive gjakmarrjeje.

Pasi kryen krimin, vëllezërit u larguan drejt Italisë duke përdorur identitete false dhe siguruan leje qëndrimi.

Arrestimi i tyre u realizua falë teknologjisë “Facial Recognition” dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranë dhe Romë, si dhe autoriteteve shqiptare.

Operacioni u realizua nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Policia e Fierit, në koordinim me Prokurorinë e Përgjithshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit