Presidenti i SHBA, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj NATO-s pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte, duke pretenduar se aleatët nuk i mbështetën mjaftueshëm Shtetet e Bashkuara në luftën me Iranin.
Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve, qeveria amerikane po shqyrton një plan për të rivendosur trupat në Evropë, me qëllim forcimin e vendeve që konsiderohen më mbështetëse të strategjisë amerikane.
Menjëherë pas takimit me Mark Rutte, Donald Trump postoi në platformën Truth Social, duke përsëritur kritikat e tij ndaj Aleancës.
“NATO nuk ishte aty kur na duhej dhe nuk do të jetë aty nëse na duhet përsëri. Kujtoni Groenlandën, atë copë të madhe akulli të keqmenaxhuar”, shkroi ai.
Qëndrimi i presidentit amerikan është pjesë e kontekstit më të gjerë të tensionit që është zhvilluar midis Uashingtonit dhe disa qeverive evropiane në lidhje me rolin e Aleancës.
Më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përshkroi përshkruar takimin me Trump si “të sinqertë dhe të hapur”, duke pranuar se presidenti amerikan shprehu pakënaqësi me qëndrimin e disa aleatëve.









