Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Vërtop, në aksin Berat–Poliçan, ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi disa metra.
Në mjet ndodhej një familje me tre persona, përfshirë babain dhe dy vajzat e tij të mitura.
Si pasojë e aksidentit, të tre kanë marrë plagë dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit për mjekim.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e ngjarjes.
Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kujdesin e mjekëve.









