Kapsula Orion është ulur në Oqeanin Paqësor, në brigjet e Kalifornisë, në jugperëndim të San Diego. Kështu përfundon misioni Artemis II, i cili – 56 vite pas fluturimit të Apollo 8 – çoi sërish një ekuipazh në orbitën e Hënës.
Në Tokë janë rikthyer astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen. Rikthimi u krye pa probleme dhe parashutat që ngadalësuan kapsulën u hapën rregullisht.









