Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar punimet në nënstacionin elektrik “Tirana 3” në zonën e Petrelës, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e rrjetit energjetik në kryeqytet.
Projekti synon të rrisë sigurinë e furnizimit me energji dhe të përballojë kërkesën gjithnjë në rritje të Tiranës, si një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë në vend.
“Ky investim është shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës pasi krijon një lidhje unazore me pjesë të tjera të nënstacioneve të Tiranës. Investimet në Tiranë janë shumë të rëndësishme pasi Tirana ka ritmin e ndërtimeve dhe investimeve më të mëdha dhe ne duhet t’i përgjigjemi me siguri energjetike dhe cilësi furnizimi mjaft të lartë,” deklaroi ministri Karakaçi.
/5pyetjet.al









